Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Një 36-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu nga një i afërm i tij.
Policia tha se ngjarja u regjistrua në pyllin e fshatit. Fillimish 36-vjeçari Vasil Kamberi mbeti i plagosur. Ai u dërgua me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve dhe humbi jetën gjatë transportimit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është 43-vjeçari Flamur Kamberi, i afërm me viktimën. Ai u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë vetë kushëriri i tij që ka njoftuar dhe ka transportuar të plagosurin deri në afërsi të rrugës nacionale.
Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari mund të jetë qëlluar aksidentalisht nga kushëriri 43-vjeçar, gjatë gjuetisë.
Megjithatë pritet përfundimi i hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al