Një 36-vjeçar i identifikuar si Vasil Kamberi, ka humbur jetën mesditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël të Bulqizës, teksa kishte dalë për gjueti me kushëririn e tij.
Ka qenë ky i fundit që e ka qëlluar atë me armë gjahu, duke e lënë të plagosur fillimisht, por më pas i riu si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
Autori, Flamur Kamberi 34 vjeç është shoqëruar në polici dhe deri tani hetuesit dyshojnë se ngjarja ka qenë aksidentale.
Tv Klan