Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur në takim Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vuçiç tha se me Trump Junior folën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkroi Vuçiç.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë të ndonjë zyrtari amerikan në Serbi që nga koha kur udhëheqjen amerikane e mori në dorë presidenti Donald Trump.

/KlanKosova