Serbia ka dëshmuar edhe një herë që po luan me dy porta, nga njëra anë synon integrimin në BE dhe nga ana tjetër nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Këtë sjellje të Beogradit e dëshmoi edhe urimi që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dërgoi homologut Aleksandar Vuçiç, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit serb.
Putin ju kujtoi serbëve se për shekuj me radhë se bashku me rusët kane qëndruar krah për krah në luftën kundër armiqve të përbashkët. Për Kremlinin është e rëndësishme që kjo miqësi vëllazërore, të shërbejnë ende si një bazë e besueshme për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë.
Putin thekson se mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen në tokën serbe. Po ashtu Vuçiç, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin e shteteve pro ruse që do të mbahet në qytetin e Kazan-it më 23 dhe 24 Tetor, por është i pavendosur nëse do të shkojë atje ose jo.
Ndërkaq në fillim të aktiviteteve përkujtimore për çlirimin e Beogradit presidenti serb vendosi një kurorë lulesh në monumentin e Heroit të Panjohur.
Klan News