Nisma varet nga qëndrimi që do mbajë PDK dhe AAK

Derisa kryeministri Avdullah Hoti po qëndron i izoluar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv në Covid-19, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrime për rrëzimin e qeverisë. Në një konferencë për media zyrtarë të LVV-së kanë vlerësuar se qeveria Hoti është jokushtetuese, joligjore dhe e paaftë të qeverisë me vendin.

“Kjo qeveri po e çon vendin drejt një katastrofe humanitare”.

Rexhep Selimi nga kjo parti vlerëson se i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë pa specifikuar nëse do të llogarisin në PDK.

“Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismajli, ka thënë se do ta rrëzonin qeverinë Hoti por sipas tij LVV ka vetëm fjalë e jo vepra.
Në PDK, thonë se kanë pranuar një shkresë nga LVV, por se kjo çështje do të diskutohet në strukturat e partisë”.

Mocioni i mosbesimit vjen në kohën kur ka pasur sinjale nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj për largim nga koalicioni qeverisës për shkak siç ka thënë ai moskoordinimit në dialog.

Tv Klan