Aktori: Në moshën 50-vjeçare kuptova se paratë nuk më bëjnë të lumtur
Paratë mund të vijnë e të shkojnë lehtësisht për disa njerëz dhe nuk mendojnë shumë për to. Për të tjerët, mund të jetë një çështje e rëndësishme. Ashtu siç ishte edhe për aktorin Uill Smith deri në moshën 50-vjeçare i cili kuptoi se lumturia e tij nuk varet nga paratë.
Në një intervistë të fundit, aktori shtoi se sukseset e fundit financiare i kanë dhënë atij një mundësi për të reflektuar mbi jetën e tij edhe në një mënyrë shpirtërore.
Gjatë bisedës me Speedy Morman ai shpjegon se ka patur momente në jetën e tij kur ka humbur shumë para, por edhe ka fituar shuma të konsiderueshme.
Smith u ndal përtej çështjeve monetare për të përfshirë konceptin e lumturisë. Duke u mbështetur nga përvojat dhe vëzhgimet personale, ai la të kuptohet se vetëm pasuria materiale nuk mund të garantojë lumturinë.
Deklaratat e Smith vijnë pas lajmeve që flasin për një rënie të donacioneve për fondacionin e tij që pas incident famëkeq në Oscar 2022 ku ai goditi me shuplakë komedianin Chris Rock. Megjithë pasurinë e tij të konsiderueshme neto, që thuhet se tejkalon 350 milionë Dollarë, Smith shpreh modesti për statusin e tij financiar.
Klan News