Aktivistja për të drejtat e njeriut, Zana Avdiu, ka thënë se në Shqipëri është i nevojshëm një regjistër publik për personat që shfaqin rrezikshmëri, sidomos ndaj fëmijëve.

Komentet, aktivistja i bëri pas ngjarjes së rëndë që tronditi tërë opinionin publik ku Mateo Vasiu u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani

Blendi Fevziu: A duhen të kenë akses personat për t’u konsultuar me profilet e këtyre personave me rrezikshmëri?

Zana Avdiu: Është një rast që ka tronditur të gjithëve. Më vjen keq që Fieri është bërë lajm për një ngjarje të tillë. Unë Fierin e shoh si një vend të qetësisë, një vend të sigurisë e të paqes. Për shkak se gjatë luftës kur ne jemi përndjekur kemi ardhur në Fier, kemi gjetur qetësinë, sigurinë, dhe paqen. A duhet të bëhet një regjistër i tillë? Duhet të bëhet. Duhet të vendosen emrat e tyre, t’i dimë edhe pas lirimit të tyre se ku do të vendosen, ku do të jetojnë. Cili do të jetë trajtimi i tyre që do ta bëjë shteti dhe pastaj sigurisht edhe shoqëria.

Blendi Fevziu: Është një shkelje e privatësisë së këtyre personave?

Zana Avdiu: Ky është interesi publik. Kur është interesi publik më me rëndësi, duhet të vendosen gjërat në peshore. Nëse kemi të bëjmë me një çështje të sigurisë së përgjithshme, atëherë kjo çështje zbehet. Sigurisht çështja e privatësisë është një çështje shumë e rëndësishme. Por mund ta themi që më shumë është në kushte normale./tvklan.al