Një fotografi e Mateos, qirinj, lule dhe një pankartë që shkruan: Mos më vrit, unë nuk dua të bëhem engjëll. Kjo është pamja e trishtë që vjen mbrëmjen e kësaj të premteje nga shkallët e Kryeministrisë. Siç shihet në këto foto të kapura nga LSA, qytetarë të Tiranës kanë bërë homazhe për 8-vjeçarin Mateo Vasiu, i cili të martën u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani në fshatin Grecalli të Fierit.

Homazhe mbrëmjen e kësaj të premteje janë mbajtur edhe në qytetin e Fierit. Ndërkohë, prej mesditës të së enjtes, familjarët e tij kanë vijuar me mbledhjen e firmave për peticionin e nisur për rikthimin e dënimit me vdekje. Kjo lëvizje erdhi pas tensioneve të një ditë më parë në dyert e gjykatës së Fierit, aty ku familjarët e viktimës, por edhe qytetarë të shumtë prisnin mbërritjen në gjykatë të vrasësit të 8-vjeçarit.

Masa për të u dha në mungesë pikërisht prej këtij fakti, ndërsa gjatë pasdites Çalamani u transferua drejt qelive të paraburgimit në Vlorë, për çështje sigurie./tvklan.al