Një subjekt privat është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi kishte zaptuar një pjesë të hapësirë publike bregdetare në Dhërmi.
Subjekti në pronësi të 44-vjeçarit me iniciale A.B. ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.
Këtij subjekti ju konstatuan edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje nga Bashkia e Himarës.
Forcat policore të Komisariatit të Himarës nisën procedimin penal ndaj 44-vjeçarit për veprën penale shpërdorim i pronës dhe përdorimi i tokës.
Nga ana tjetër, IKMT gjobiti me 20 milionë Lekë të vjetra sipërmarrësin për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po kështu, IKMT pezulloi punimet dhe sanksionoi me vendim subjektin kundravajtës. /tvklan.al