SpaceX nisi këtë të mërkurë një mision të ri në Hënë. Dy tokëzues të ndërtuar nga kompani private në SHBA dhe Japoni janë nisur drejt hapësirës, me raketën SpaceX si pjesë e një udhëtimi në Hënë.
Raketa “Falcon 9” u ngrit ditën e sotme nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida në orën 01:09 (me orë lokale). Sapo të arrijnë në orbitën e Hënës, tokëzuesit do të shpërndahen për të zhvilluar kërkime të pavarura.
“Blue Ghost” do i duhen rreth 45 ditë për të arritur në Hënë pas shkëputjes nga raketa e SpaceX. Më pas do të vazhdojë kërkimet shkencore. Gjithashtu do të marrë dhe imazhe me rreze X të fushës magnetike të planetit Tokë për të përparuar kërkimet njerëzore në Hënë.
Ndërkohë, zbarkuesit “Resilence” të SpaceX do t’i duhet deri në 5 muaj për të arritur në sipërfaqen e Hënës, ku do të vazhdojë kërkimet në mënyrë të pavarur sa i përket sipërfaqes së saj.
NASA po mbështet përpjekjet e reja për të zbuluar më shumë sa i takon “jetës” në Hënë. Nëse ky mision do të rezultojë i suksesshëm, do të bëhet dërgesa më e madhe komerciale që është dërguar ndonjëherë në Hënë./tvklan.al