Raketa “New Glenn” e kompanisë Blue Origin u nis nga Florida herët në mëngjes për misionin e saj të parë në hapësirë.

Ky është misioni i parë në orbitë i kompanisë hapësinore të Jeff Bezos, e cila synon të konkurrojë me SpaceX të Elon Musk në biznesin fitimprurës të lëshimit të satelitëve.

Si Jeff Bezos ashtu edhe Musk duan të popullojnë qiejt me më shumë satelitë, të drejtojnë stacione hapësinore private dhe të ofrojnë transport për udhëtime të rregullta nga njerëzit në Hënë.

Punonjësit e kompanisë shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje të furishme sapo anija arriti me sukses në orbitë 13 minuta më vonë, një arritje që u prit me lavdërime përveç Elon Musk.

New Glenn duhej të fluturonte para agimit të së hënës, por për shkak të një problem teknik u shty për një moment të dytë.

Blue Origin parashikon gjashtë deri në tetë fluturime të New Glenn këtë vit, nëse gjithçka shkon mirë, me një tjetër që do të  pritet këtë pranverë. New Glenn është e fundit në një seri raketash të mëdha dhe të reja të lëshuara në vitet e fundit.

Klan News