2 viktima në 24 orët e fundit, 90 pacientë në spital

Rriten sërish infektimet me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan 708 raste të reja të cilat u zbuluan në 4485 testime të kryera.

Numrin më të madh të të prekurve të rinj e ka Tirana me mbi gjysmat e tyre, e ndjekur nga Elbasani, Durrësi, Saranda e Berati, por infektimet kanë prekur thuajse të gjitha bashkitë. Në të gjithë vendin gjenden zyrtarisht 6249 të sëmurë aktivë me Covid.

Në 24 orët e fundit raportohet se kanë humbur jetën vetëm 2 persona, një 35-vjeçare nga Berati dhe një 80-vjeçar nga Tirana. Në spitalet Covid po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

293 qytetarë u konsideruan të shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e atyre që kanë kaluar sëmundjen në mbi 200 mijë.

Tv Klan