Zgjidhet misteri i planetit që nuk ekziston. Në vitin 2004 u zbulua një trup qiellor që dukej të ishte një planet, i cili rrotullohej rreth yllit të tij rreth 25 vjet dritë larg, por papritur u zhduk në vitin 2014.

Por tashmë teleskopi hapësinor Hubble në vrojtimet e kryera në vend të tij, ka zbuluar një re detritesh, që shkencëtarët shpjegojnë se është si pasojë e përplasjes së dy planetëve të vegjël, të akullt, të ngjashëm me kometat.

Sipas tyre, ngjarje të tilla janë mjaft të rralla, pasi përplasjet në një sistem planetar mund të ndodhin një herë në 200 mijë vjet dhe Hubble është gjendur pikërisht në këtë pozicion dhe ka fiksuar çdo gjë në momentin e duhur.

Kështu teleskopi i Nasa-s dhe Esa-s, ka zbehur çdo dyshim mbi identitetin e vërtetë të Fomalhaut B, që në kohën e zbulimit u konsiderua një planet, por që më pas u kthyer në një enigmë të vërtetë për astronomët. Studimi është publikuar në revistën shkencore të Akademisë Amerikane të Shkencave Pnas.

Klan Plus