Zbulohet një planet i mbuluar nga vullkane aktive. Është shkëmbor, pak më i madh në përmasa sesa Toka dhe orbiton rreth yllit HD 104067, rreth 66 vite dritë larg.
Është vrojtuar dhe zbuluar falë telekskopit hapësinor Tess nga grupi i universitetit të Kalifornisë. Në bazë të përllogaritjeve, sipërfaqja e tij ka një temperaturë që arrin rreth 2300 gradë Celcius, dhe arsyeja është nga intensiteti i lartë vullkanik, duke bërë që të jetë i mbuluar nga llava e shpërthimeve vullkanike, dhe kjo është arsyeja e shkëlqimit, pothuajse atë që lëshon një yll.
Sipas shkenctarëve, arsyeja e aktivitetit vullkanik kaq të fortë qëndron pas forcës gravitacionale të shkaktuar nga ylli dhe një planet tjetër gjigand që rrotullohet rreth këtij të fundit. Zbulimi dhe e gjithë puna studimore janë publikuar në revistën shkencore “Astronomical Journal”.
Klan News