Një shtëpi bari është zbuluar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se për rastin është shoqëruar në polici Zef Sh. pasi në banesën në pronësi të tij është zbuluar një magazinë e përshtatur për kultivim kanabisi.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë magazinë është gjetur një sasi e thatë prej 150 kilogramë kanabis, e paketuar në thasë. Dyshohet se Zef. Sh, ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa detaje të tjera në lidhje me rastin priten në vijim./tvklan.al