Ekspertët: Më infektues se virusi në qarkullim
Autoritetet britanike po mbajnë nën mbikqyrje një variant të ri të koronavirusit që mund të kapërcejë mbrojtjen që gjenerojnë vaksinat aktuale. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Delta Plus”, një mutacion i variantit Delta me origjinë në këtë vend që po rrit numrin e të infektuave në Britaninë e Madhe.
Sipas një raporti të agjencisë britanike për sigurinë shëndetësore, “Delta Plus” ka një transmetueshmëri 10% më të lartë se mutacioni i mëhershëm Delta, që në vetvete ishte varianti me përhapjen më të shpejtë i njohur deri më sot.
Kjo mund të çojë në shtimin e të shtruarve në spitale dhe mund të rrezikojë një emergjencë të re shëndetësore, që mund të rrisë edhe numrin e të vdekurve.
Të paktën 6% e infektimeve janë me “Delta Plus”, thuhet në raport. Varianti me kodin AY.4.2 u zbulua që në muajin Korrik dhe prej atëherë mbahet nën mbikqyrje si një mutacion i mundshëm dominant. Infektimet në Britaninë e Madhe janë aktualisht në nivelet më të larta që prej mesit të Korrikut, kur u shënua kulmi i të prekurve me variantin Delta.
Nuk përjashtohet mundësia që rikthimi i shifrave të larta të infektimeve të ketë lidhje me qarkullimin e mutacionit Delta Plus.
Tv Klan