Zbulohet varri i një Faraoni në Egjipt. Është i pari i këtij niveli që nga zbulimi i Faraonit Tutankhamon.

Në afërsi të qyetit Luxor, është gjetur varri mbretëror i Thutmose II, i dinastisë 18-të të Egjiptit të Lashtë.

Lajmi është bërë i ditur nga shtypi ndërkombëtar, mes të cilave edhe BBC.

Zbulimi është falë një bashkëpunimi të një grupi pune me ekspertë britanikë dhe egjiptianë, të cilët fillimisht lokalizuan në varrin mbretëror në necropolin teban në afërsi të Luxor.

Vendi i sepulturës gjendet në një zonë që deri më sot njihej për varrin e mbretëreshave egjiptiane. Kërkuesit në dhimën funerare kanë gjetur simbole tipike të pranisë së një Faraoni, ku një pjesë e tavanit është ende e paprekur,

I pikturuar në blu me yje të artë. Sipas kreut të misionit, Piers Litherland, të tilla piktura janë tipike në varre të mbretërve të kohës së Egjipit të lashtë.

Thutmose II ishte paraardhës i Faranonit Tutankhamon, mbretëroi rreth 3500 vjet më parë, ishte bashkëshort i mbretëreshës Hatshepsut, një ndër të paktat gra Faraone që qeverisi vendin e vetme.

Mumja e Thutmose ishte gjetur më parë nga gërmimet ne Egjipt, rreth 2 shekuj më parë, por vendi origjinal funerar ku ai prehej më parë asnjëherë nuk ishte gjetur dhe nuk dihej ku ndodhej.

Klan News