Ky është zvarraniku më i vogël që ekziston në Tokë. Shkëncëtarët thonë se i përket familjes së kameleonit dhe ka madhësinë e një fare.

Gjatësia e gjithë trupit të tij është 22 milimetra. Kjo e bën atë më të voglin nga 11.500 lloje zvarranikësh. Ky zvarranik që është zbuluar së fundmi është mashkull.

Ndërsa, studiuesit thonë se femra ka trup më të madh, që shkon në rreth 29 milimetra.

Ky lloj i ri kameleoni është gjetur vetëm në veri të Madagaskarit dhe rrezikon zhdukjen, sipas revistës shkencore “Scientific Reports”.

Ai ushqehet me merimanga dhe gjatë natës fshihet nën fijet e barit për t’u shpëtuar grabitqarëve. /tvklan.al