Festa e ditëlindjes është kthyer në “makth” për një burrë nga Durrësi. Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” gruaja ka pritur pikërisht këtë festë për të zbuluar para të gjithëve tradhëtinë e burrit.
Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga fëmijët e çiftit të cilët janë larguar nga festa menjëherë pas lajmit, ndërkohë që gruaja ka vijuar sherrin me të.
“Ajo kishte zgjedhur ti dhurojë burrit një fotografi të zmadhuar ku shihej bashkëshorti me të dashurën e tij më të re në moshë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fëmijëve të cilët janë ngritur dhe janë larguar nga ditëlindja. Ndërkohë sherri mes gruas dhe burrit ka vijuar”
tha gazetarja.
/tvklan.al