Kryeministrja e Zelenadës së Re Jacinda Ardern së fundmi ka fituar mjaft popullaritet. Kohët e fundit ajo ka ndërmarë disa reforma që po rezultojnë mjaft efektive dhe që janë pritur mirë nga qytetarët.

Në një video live në Facebook ajo ka deklaruar se shumë shpejt do të shikohet mundësia që njerëzit të punojnë 4 ditë në javë me qëllim zhvillimin e turizmit të brendshëm.

lloj industrie është një nga sektorët shumë të rëndësishëm sidomos në këtë vend dhe së fundmi është goditur më së shumti nga pandemia e Covid-19.

Por kjo ide ka gëzuar shumë banorë të këtij shteti. Nëpër rrjete të ndryshme sociale edhe kompani të ndryshme e kanë mbështetur këtë lloj ideje, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë do t’i bënte njerëzit më pak produktivë.

Sipas Ardern, puna vetëm katër ditë në javë do të lehtësojë vështirësitë e prindërve me shkollimin e fëmijëve. Në këtë mënyrë prindërit do të kenë më shumë kohë që të kalojnë me fëmijët e tyre dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e problematikave sociale.

Zelanda e Re është një ndër vendet që mori masa të menjëhershme për të frenuar virusin vdekjeprurës ku që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar vetëm 1503 të infektuar dhe 21 vdekje.

Dy vite më parë, në Shtator Adern hyri në librat e historisë si liderja e parë në botë që u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me vajzën e vogël në krahë.

Ndërkaq Jacinda Ardern në Korrik të 2019-s u bë pjesë e kopertinës së Vogue si një nga 15 gratë më frymëzuese. Në Prill të këtij viti, u konsiderua si një nga lideret gra që i treguan botës si përballohet një situatë si pandemia.

Klan Plus