Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dajç të Shkodrës. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një mjet bujqësor (zetor).

Policia bën të ditur se drejtuesi i motorit, 30-vjeçari me iniciale F.M., paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Njoftimi i Policisë:

Lezhë, informacion paraprak | Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


/tvklan.al