Maqedonia rrezikon të mos zgjedhë të dielën Presidentin e ri. Tre ditë para zhvillimit të turit të dytë Vasil Tupurkovski kandidati që zuri vendin e tretë, megjithëse jo hapur i ka bërë thirrje elektoratit të mos votojë të dielën për asnjë nga dy kandidatët e mbetur. Edhe forca të tjera politike kanë bërë thirrje për bojkotim të turit të dytë madje dhe të partisë në pushtet . Bojkotimi mund të shkaktojë ripërsëritjen e garës pas 60 ditësh periudhë e përcaktuar nga Kushtetuta e Maqedonisë.

Presidentit aktual Gligorov i përfundon mandati me 19 Nëntor dhe nëse të dielën nuk do të zgjidhet presidenti ky post do të mbahet nga kryetari i Parlamentit deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ndërkohë shqiptarët parimisht nuk janë të interesuar të marrin pjesë në votime në raundin e dytë. Partia Demokratike e Arbër Xhaferrit i kërkon shqiptarëve jo vetëm të marrin pjesë në raundin e dytë por edhe të votojnë unanimisht për Trajkovskin.

Ndërkohë që Partia për Prosperitet Demokratik e Abdurraman Halitit është shprehur se elektorati i saj do votojë për atë kandidat i cili do të njihte pas zgjedhjes si President i Maqedonisë, pavarësinë e Kosovës, do të njihte zyrtarisht Universitetin e Tetovës, pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare dhe e disa pikave të tjera, në rast të kundërt edhe kjo parti bën thirrje për një bojkotim të raundit të dytë të zgjedhjeve./tvklan.al