Edon Zhegrova, po kalon një sezon shumë të mirë me francezët e Lille. Sulmuesi i Kosovës, ka qenë shpesh vendimtar këtë sezon, sidomos në Ligën e Kampioneve.

Pasi shkëlqeu ndaj Real Madrid dhe ndaj Atletico Madrid, ylli “dardan” spikati edhe ndaj Juventusit, në barazimi 1-1.

Zhegrova u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes, nga faqet e statistikave, ndërsa u vlerësua me notën e lartë 8.4. Anësori i djathtë ishte një rrezik konstant për Juventusin, teksa asistoi në golin e vetëm të skuadrës së tij, të shënuar nga David.

Nëse vazhdon me këto paraqitje, pa diskutim që ky do të jetë sezoni i fundit i Zhegrovës te Lille, pasi pritet të transferohet në një klub të madh. /tvklan.al