Është zhvilluar maratona më e madhe e atletikës në botë, ku kanë marrë pjesë 265,818 njerëz nga 169 vende të ndryshme të botës, organizuar nga fondacioni jofitimprurës Wings for Life World Run.
Në këtë maratonë, e cila zhvillihet prej 11 edicionesh, të gjithë pjesëmarrësit nisen në të njëjtën kohë, në vende të ndryshme në botë. Nuk ka rëndësi nëse ata janë atletë profesionistë, amatorë apo edhe persona me aftësi të kufizuara.
Të bashkuar me moton “Duke vrapuar për ata që nuk munden”, vrapuesit u mblodhën në një nga 345 pikat e fillimit në të gjithë globin duke përdorur aplikacionin Wings for Life.
Pjesëmarrësit përshkruan një distancë mesatare prej 11.5 km, ku Tomoya Watanabe nga Japonia vendosi një rekord të ri të duke përshkruar 70.09 km. Ndërkaq, Dominika Stelmach nga Polonia vrapoi 55.02 km duke marrë kështu titullin për femra.
Sipas shefes ekzekutive të fondacionit Wings for Life, Anita Gerhardte maratona e këtij viti ka mbedhur 6,1 milionë € duke vendosur një rekord të ri. Të ardhurat do të shkojnë për të financuar projekte kërkimore për të gjetur kurën për shërimin e palcës kurrizore.
Klan News