Pas rreth një orë përpjekje, ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin që përfshiu dy shtëpi në Haraçinë.
Njëra shtëpi është djegur thuajse tërësisht, ndërsa shtëpisë tjetër i është djegur çatia.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe burime nga Ministria e Brendshme thonë për Klan Macedonia se pas përfundimit të procedurës së fikjes së zjarrit do të fillojë procedura e hetimit. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar. /Klan Macedonia