Një zjarr përfshiu garazhdin e një kompleksi pallati në Komunën e Parisit në Tiranë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë njoftuan se flakët u vunë nën kontroll nga 10 efektivë zjarrfikës që shkuan në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 3 makina të parkuara. Ndërkohë banorët janë evakuuar dhe nuk paraqitet rrezik për ta. Aktualisht ka ende prezencë tymi.

Dyshimet paraprake janë se shkaku i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Megjithatë zjarrfikësit dhe policia po vijojnë punën për të hetuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Drejtori i Shkëlqim Goxhaj tha se banorët mund të kthehen në shtëpi pasi situata nuk është më problematike./tvklan.al