Pasditen e sotme, rreth orës 16:10 ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Forcat policore po evakuojnë banorët, ndërsa paraprakisht raportohen vetëm dëme materiale.
Ndërkohë siç bën me dije gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, kabujt elektrikë tek kaseta e përbashkët e pallatit kanë marrë flakë nga mbingarkesa.
/tvklan.al