Teksa situata e zjarreve është larg normalizimit mes qytetarëve të Los Angelosit, është rritur zemërimi ndaj personazheve të njohur. Ata thonë se personazhe si Kim Kardashian nuk kanë respektuar rregullat e përdorimit të ujit dhe e kanë keqpërdorur atë për tu kujdesur për kopshtet e tyre të mëdha.
Banorët e Los Angelosit argumentojnë se kjo sasi uji mund të ishte përdorur për të shpëtuar shtëpitë që u shkatërruan nga flakët.
Daily Mail shkruan se Kim Kardashian u gjobit në vitin 2022 për këtë arsye dhe përveç saj edhe emra të tjerë të showbizit si Sylvester Stallone dhe komediani Kevin Hart, po pavarësisht gjobave ata nuk janë ndalur dhe kanë shpërdorurar ujin.
Zemërimi po rritet edhe ndaj personave të pasur që kanë punësuar zjarrfikës privatë për 2000 Dollarë në orë për të mbrojtur pronat e tyre nga flakët.
Klan News