Ka shkuar në 9 persona numri i të arrestuarve pas rënies së zjarrit në një resort skish në Turqi. Mes tyre është edhe pronari i hotelit i cili prej vitesh e menaxhonte atë.
Sipas mediave turke numri i viktimave është 76 persona, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë ende kontrollin në 13 katet e resortit për të parë nëse ka ende ndonjë person të mbetur brenda.
Ministri i Brendshëm deklaroi se 45 nga viktimat ende nuk janë identifikuar dhe pritet që të bëhen analizat e ADN.
Sipas raportimeve në momentin që ra zjarri në brendësi të resortit kanë qenë mbi 230 persona, ndërsa shumë prej tyre fatmirësisht arritën që të shpëtonin.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit ndonëse thuhet se flakët nisën nga restoranti i resortit.
Klan News