9 persona kanë rënë në pranga, përfshirë pronarin e resortit të skive në lidhje me zjarrin vdekjeprurës që i mori jetën 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendpushim në Tuqinë Perëndimore.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya i cili shtoi se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Resorti 12-katësh në Kartalkaya të Turqisë kishte 238 turistë të regjistruar dhe u përfshi nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe disa u hodhën nga dritaret për të shpëtuar.
Ndërkohë, të mbijetuarit thanë se nuk është ndezuar asnjë alarm gjatë incidentit teksa shtuan se duhej të kalonin nëpër korridoret e mbushura me tym në errësirë të plotë.
Presidenti Erdogan shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror./tvklan.al