Përfshihet nga flakët gjatë natës një pallat shumëkatësh në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në një pallat pranë teatrit Migjeni. Fillimisht zjarri ka nisur në katin e parë të godinës dhe më pas u përhap në të gjithë ndërtesën deri në katin e 11 të saj.
Ndonëse pallati ishte i banuar fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shumta. 3 lokale u shkrumbuan plotësisht e po ashtu edhe banesa të godinës.
Ishin banorë të pallatit ata që njoftuan zjarrfikësen pasi vunë re flakët ndërsa deri tani besohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në katin e parë.
Klan Plus