Modelja dhe ylli televiziv Courtney Stodden, pas postimit të kaluar në Instagram, ku u kërkonte ndjekësve të saj të votonin ndërsa mbante një maskë qesharake me fytyrën e mërzitur të Donald Trump, tani ka dalë me një version ndryshe në mbështetje të zgjedhjeve në SHBA.

Courtney ka publikuar disa fotografi provokuese në rrjetet sociale ku shihet e lagur, e veshur me bikini patriotike me ngjyrat e flamurit amerikan.

Duke treguar figurën e saj tërheqëse, 26 vjeçarja ka ndarë dy fotografi në Instagram duke tërhequr anash rrobat e saj të vogla, me buzët e lyera me buzëkuq të ndezur.

Courtney ndau imazhet me mbishkrimin: “Zoti qoftë me Amerikën ndërsa po presim të ardhmen” dhe ka përdorur hashtaget, “# zgjedhjet2020 #trump # biden.”
Postimi i saj vjen në kohën kur Amerika po zgjedh Presidentin e ardhshëm.tvklan.al