Një gjykatë greke ka dënuar me më shumë se 1 shekull burg (128 vite burg) 8 persona të një grupi kriminal që trafikuan 1.5 ton drogë në Greqi më 7 Prill 2017. Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe një avokat grek në Pire, i cili u dënua me 14 vite burg dhe 70 mijë Euro gjobë.
Një biznesmen grek u dënua me 13 vite burg dhe 60 mijë Euro gjobë. I arrestuar ishte edhe vëllai i këtij të fundit, por u lirua nga akuzat. Ndërsa një tjetër shtetas grek është shpallur fajtor dhe dënuar me 13 vite burg dhe 60 mijë Euro gjobë.
“Banorët” e drogës janë dy shqiptarë, të cilët u dënuan me 23 dhe 24 vite burg dhe 100 mijë Euro e 125 mijë Euro gjobë respektivisht. Tre shqiptarë të tjerë që u kapën në bordin e skafit me drogë si transpotues, u dënuan me 14 vite burg dy prej tyre dhe i treti me 13 vite.
Skafi i fuqishëm ishte nisur fillimisht nga Shqipëria dhe kishte ndaluar në brigjet italiane për shkak të një avarie. Më pas, lëndën narkotike e trafikoi në Greqi, aty ku ishte dhe destinacioni.
Sasia prej 1.5 ton kanabis e sekuestruar nga autoritetet greke kishte një vlerë prej 10 milionë Euro. Gjatë ndjekjes në det, u angazhuan forca të shumta policore dhe helikopterë nga ajri, të cilët hapën zjarr për të ndaluar skafin e drejtuar prej shqiptarëve.
/tvklan.al