Fëmija 1 vjeç i cili u transportua nga Gaza për në Shqipëri, përmes zyrës së OBSH në vendin tonë, përveç faktit që ishte me probleme shëndetësore, ishte i trembur dhe kequshqyer. Mjekja pediatre, Enesa Kuqi, e cila e priti në Rinas të miturin së bashku me prindërit, thotë se stabilizimi i fëmijës ishte shumë i vështirë.

“Gjendja e fëmijës ishte gjendje e qëndrueshme, por ishte i lodhur, kequshqyer dhe shumë i trembur dhe nuk bashkëpunonte. Kemi patur vështirësi për ta qetësuar, për shkak se bënte infeksione rekurente, stabilimi i tij ka qenë shumë i vështirë”.

Aktualisht fëmija 1 vjeç po mbahet në reanimacionin e Pediatrisë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

“Gjendja është e mirë, por po mbahet në vëzhgim. Ka një mjekim për bronkiolit ripersëritës që e ka marrë edhe nga mjekët në Palestinë dhe këtë mjekim do e marrë edhe në shtëpi, gjendja aktuale është e mirë”.

Bronkiolitik rekurent është një është një sëmundje akute virale që takohet më shpesh te fëmijët nën 3 vjeç. Prek bronkiolet, rrugët më të vogla ajrore, duke dhënë dhe shenjat klinike karakteristike si fishkëllimat dhe vështirësia në frymëmarrje. Sipas bluzave të bardha i mituri pritet që brenda 3 ditësh të lërë ambientet e spitalit dhe të bashkohet me familjarët të cilët janë të strehuar në qendrën pritëse për azilantët në Babrru.

Tv Klan