Më 11 Janar 1946 Asambleja Popullore, e mbledhur në Tiranë, shpalli Shqipërinë republikë. Në këtë mënyrë sanksionoi një vendim të marrë në Kongresin e Përmetit nga fronti nacional-çlirimtar, i cili ishte nën drejtimin e Partisë Komuniste, nëpërmjet të cilit ndalohej kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri deri në përcaktimin përfundimtar të regjimit që vendi do të kishte. Partia Komuniste e kishte cilësuar Mbretin Zog pjesë të listës së krimienëlve të luftës.
Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria shpallej republikë, pasi herën e parë ishte në periudhën 1924-1928. Por në mënyrë të vazhdueshme ka patur debate për legjitimitetin e këtyre shpalljeve.
Sa legjitime kanë qenë nga ana juridike dhe historike e këtij vendi? Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia dhe studiuesi Artan Lame. /tvklan.al