Teksa socialistët po e bërtasin fort integrimin e Shqipërisë në BE deri në 2027-ës, Sali Berisha mendon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, kjo ditë bëhet vetëm me e largët.

“Me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në Bashkimin Europian do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi. Këtë proces do e kompletojë Partia Demokratike në kohën më të parë të mundshme”, tha Sali Berisha.

Nëse vjen në pushtet, Sali Berisha premtoi rishikim të reformës territoriale.

“Reforma territoriale që u bë e tëra në funksion të manipulimeve elektorale të Edi Ramës, është faktuar një reformë shkatërrimtare, pasi ajo largoi të gjitha shërbimet e domosdoshme dhe jetike për qytetarët”, tha Berisha.

Kryetari i PD u shpreh optimist për 11 Majin.

“Do të jetë një fitore e thellë e koalicionit për Shqipërinë Madhështore”, u shpreh kryedemokrati.

Pavarësisht nongratës nga SHBA, Berisha premton lehtësira sa i përket udhëtimeve përtej oqeanit për shtetasit shqiptar.

Klan News