Bologna turpëroi Lazion me shifrat e thella 5-0, në sfidën e javës së 29-të në Serinë A.
Në duelin direkt për një vend në Champions League, ishte skuadra e Vicenzo Italiano që dominoi dhe mori një fitore të madhe.
Odgaard zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, ndërsa festivali i golave vazhdoi në pjesën e dytë me autorë Orsolini, Ndoye, Castro dhe Fabbian.
Me këtë sukses, Bologna ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 53 pikë të grumbulluara, ndërsa Lazio zbret në vendin e gjashtë me 51 pikë.
Roma vazhdon serinë e fitoreve radhazi. Verdhekuqtë triumfuan minimalisht ndaj Cagliarit në shtëpi dhe ngjiten në vendin e shtatë me 49 pikë. /tvklan.al