Të paktën 11 vetë, fëmijë e të rinj, u vranë të shtunën dhe 19 të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa i Hezbollahut ndaj një fushe futbolli në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Ushtria izraelite akuzoi menjëherë grupin militant libanez, por vetë Hezbollahu mohoi çdo përfshirje.
Sulmi ndaj fushës së futbollit pasoi një sulm izraelit në Liban që vrau 4 militantë të shtunën. Hezbollahu nga ana tjetër mori përsipër të paktën 4 sulme ndaj Izraelit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se “po përgatitet një përgjigje e ashpër kundër Hezbollahut”.
Izraeli pushtoi Lartësitë Golan nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme në vitin 1967 dhe i aneksoi ato në 1981. Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella të përditshme.
Klan News