Hezbollahu është i gatshëm për një armëpushim me Izraelin, sipas një marrëveshjeje të propozuar nga Uashingtoni.

Fjala është për një propozim që është dërguar në Bejrut nga Uashingtoni javën e kaluar, ku garantohet e drejta e vetëmbrojtjes dhe vazhdimi i monitorimit ndërkombëtar që siguron zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 2005 që i dha fund luftës mes Hezbollahut dhe Izraelit atë vit.

Detaje për përmbajtjen e propozimit nuk jepen. Sulmet izraelite kundër Hezbollahut në Liban, të nisura në Shtator, kanë vrarë krerët e kësaj organizate, por pozicionet e militantëve pro-iranianë në terren mbeten të qëndrueshme.  

Mediat ndërkombëtare shkruajnë megjithatë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është kundër një armëpushimi, pasi nuk do t’i japë një trofe diplomatik Joe Biden në ditët e fundit të presidencës së tij, por pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump është shprehur se po ashtu synon ta mbyllë këtë konflikt sikurse edhe luftën në Rripin e Gazës.

Vetëm këtë të Hënë, në territorin jugperëndimor palestinez, sulmet izraelite vranë 76 persona. Numri i viktimave në këtë territor që prej 7 tetorit 2023 ka arritur në gati 44 mijë, ku 70% e tyre janë gra e fëmijë.

Tv Klan