Grupi militant Hezbollah shënjestroi për herë të parë me raketa dhe drone bazën Ashdod në jug të Izraelit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Videot tregojnë momentin kur dronët perfundojnë në çatinë e një ndërtese në qytetin verior izraelit Nahariya.

Sirenat e sulmit ajror ranë në zonat qendrore dhe veriore, duke përfshirë periferitë e Tel Avivit. Ushtria izraelite raportoi se 340 raketa ishin lëshuar nga Libani. Nga kjo goditje u plagosën disa persona. Nga ana tjetër forcat izraelite vijojnë të bombardojnë fshatra e qytete në Libanin jugor.

Disa media izraelite kanë raportuar se Netanyahu është shumë afër një marrëveshjeje me Hezbollahun. Po sipas këtyre mediave Izraeli ka rënë dakord për një pjesë të marrëveshjes së armëpushimit.

Ndërkohë në Gaza situata paraqitet më e rëndë se asnjëherë. Organizata “Save the Children” bën të ditur se rreth 130 mijë fëmijë nën 10 vjeç janë të bllokuar në veri të Gazës.

Klan News