Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova, ishte zgjedhur Presidenti i parë i Kosovës në vitet e 90-ta, në votimet e mbajtura atë kohë.

Votën e popullit, ai e mori edhe pas luftës, duke u bërë presidenti i parë i Kosovës së lirë.

Sipas

KlanKosovës

, me rastin e 11-vjetorit të vdekjes së tij, kryeministri Isa Mustafa, njëherazi edhe kryetar i LDK-së, së bashku me anëtarët e kryesisë së partisë do të zhvillojnë homazhe tek varri i presidentit dhe më pas do të vizitojnë familjen Rugova.

Ndërsa në orën 12:00 do të mbahet edhe një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Presidentit Rugova./tvklan.al