Mes vështirësive dhe sakrificave, emigrantët shqiptarë që u larguan drejt Italisë ia kanë dalë që të ndërtojnë jetën e tyre atje dhe të integrohen në shoqërinë e vendit fqinj. Shumë prej tyre kanë arritur majat duke u bërë të suksesshëm në shumë sektorë. Prandaj dhe pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit “Opinion” në TV Klan mbrëmjes e kësaj të hëne, iu kushtua portretit të një prej shqiptarëve që jeton në Itali.
Ai quhet Marco Muharrem Salihu edhe është një biznesmen nga Medvegja, i cili jeton prej 33 vitesh në Venecia, ku dhe ka patur një sukses të jashtëzakonshëm. Ai është jo vetëm pronar i një rrjeti të gjerë restorantesh në zemër të Venecias, por po ashtu edhe pronar i një prej pallateve më të vjetra të qytetit, të cilin kërkon ta kthejë në një muze.
Blendi Fevziu: Dhe erdhe në Venecia. Çfarë nise të bëje në Venecia?
Marco Muharrem Salihu: Në Venecia kam filluar si drejtor në këtë strukturën që fillon që këtu edhe deri tek ura atje…
Blendi Fevziu: Drejtor?!
Marco Muharrem Salihu: Po, këtu kam qenë drejtor për 5 vite.
Blendi Fevziu: Në këtë zonë këtu?
Marco Muharrem Salihu: Në këtë objekt këtu. Ky objekt ka 86 dhoma sipër, hotel me katër yje…
Blendi Fevziu: 86 dhoma dhe ambientet e shërbimeve.
Marco Muharrem Salihu: Këtu kam punuar si drejtor deri në vitin 2011. Në 2011 kam dorëzuar çelësat dhe kam hapur restorantin e parë timin.
Blendi Fevziu: Sa restorante ke tani?
Marco Muharrem Salihu: 12.
Blendi Fevziu: Sa, sa ke?!
Marco Muharrem Salihu: 12.
Blendi Fevziu: 12 restorante në Venecia!
Marco Muharrem Salihu: Në vitin 2017 jam kthyer dhe kam blerë këtë që shohim këtu.
Blendi Fevziu: E ke blerë?
Marco Muharrem Salihu: Po.
Blendi Fevziu: Është pronë e jotja?
Marco Muharrem Salihu: Po është pronë e imja, por janë edhe ato të dyja përballë.
Blendi Fevziu: Muharrem po ke blerë këto ke blerë ato, po nuk janë shumë?!
Marco Muharrem Salihu: Po janë çështje që vetëfinancohen sepse rendimenti është i lartë këtu edhe mundëson vetëfinancimin e tyre./tvklan.al