Rafael Nadal është shumë krenar dhe i lumtur që pa Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian dhe që një tenist spanjoll festoi në turneun e Wimbledonit.
Për Nadal, e diela ishte një “ditë fantastike për sportin spanjoll”, pasi “La Roja” mundi Anglinë 2-1 në finalen Berlinit, ndërsa Carlos Alcaraz mposhti Novak Gjokoviçin 2-0 me sete dhe ngriti trofeun e Wimbledonit.
Rafael Nadal, tenist: Mendoj se kombëtarja spanjolle luajti një Kampionat Europian të jashtëzakonshëm që nga dita e parë deri në ditën e fundit. I gjithë vendi është shumë krenar për atë që ata bënë. Na lumturoi edhe Karlos Alkaraz që fitoi Wimbledonin. Ishte një ditë e mrekullueshme për sportin spanjoll dhe mendoj se sporti gjeneron pasion dhe motivim për njerëzit dhe kjo është e mirë për vendin tim.
Nadal po konkurron në turneun e Sweden Open, ku e fitoi ndeshjen e parë dyshe bashkë me numrin nëntë të botës, Casper Ruud.
Nadal dhe Ruud mundën dyshen Guido Andreozzi dhe Miguel Reyes-Varela.
Klan News