Në muajin Qershor 2024 numërohen 141 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar përfshirë të vrarë dhe të plagosur, nga 101 aksidente rrugore që u regjistruan në Qershorin e vitit të shkuar sipas INSTAT.
Më tej sipas këtij institucioni, gjatë gjashtëmujorit të parë të 2024 vdekshmëria në 767 aksidente rrugore ishte 9,8 për 100 aksidente, nga 17 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë ku u regjistruan 528 aksidente.
Aksidentet rrugore në 92,9% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe numri më i lartë i tyre në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha e re deri në 24 vjeç dhe tek ato mbi 60-vjeçare, duke zënë secila nga 21,3% të numrit të aksidenteve gjithsej.
INSTAT bën të ditur se në muaji e kaluar numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 17,7%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë së Mërkurës, me 9,2%.
Ndërsa të specifikuara sipas orareve kur kanë ndodhur aksidentet rrugore, numri më i lartë i tyre është përgjatë paradites në harku kohor 08:00-12:00, duke zënë 18,4% të rasteve.
Qarqet që kanë regjistruar më shumë aksidente rrugore sipas INSTAT, janë Tirana me 33 të tillë dhe 39 të plagosur e viktima, ndjekur nga Durrësi me 20 aksidente dhe 37 të plagosur e viktima, ndërsa Lezha zë vendin e tretë me 19 aksidente ku kanë mbetur të plagosur apo viktima 25 persona.
Klan News