Vijojnë pas 16 ditësh kërkimet për gjetjen e trupit të Tofik Xhikës, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Drin.
Ditën e sotme janë rikthyer në kërkim 1 njësi të polumbarëve të forcave speciale RENEA.
Polumbarët kanë kryer zhytje dhe kërkime nga mëngjesi i sotëm duke sfiduar edhe kushtet e pafavorshme të motit.
Temperaturat shumë të ulëta dhe era e fortë nuk janë në favorin e tyre, por kërkimet vazhdojnë në ujërat “brisk” të Drinit.
Klan News