Policia e Korçës dhe RENEA po zhvillojnë një operacion në Pogradec për drogë, armë dhe kapjen e personave në kërkim.

Po ushtrohen dhjetëra kontrolle në banesa ku janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe lëndë narkotike.

Policia bën me dije se janë shoqëruar 14 persona dhe janë sekuestruar mbi 100 mijë Euro.

RENEA ka rrethuar edhe banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi. Ai është në kërkim për vrasjen e kamarierit Gazment Kumaraku në Elbasan.

Pritet që detajet e operacionit Drejtoria e Policisë së Korçës ti bëjë publike në përfundim të operacionit.

Klan News