18 të vdekur edhe 48 të plagosur është bilanci i sulmit ne mbrëmjen e sotme nga trupat izraelite në qendër të Bejrutit.

Mediat vendase bëjnë të ditur se në shënjestër te sulmeve izraelite ka qene Wafik Safa, i cili ishte kryenegociatori i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tashmë përgjegjës i sigurisë.

Ky është sulmi i tretë i tillë përtej periferive jugore të Bejrutit qëkur Izraeli përshkallëzoi fushatën e tij kundër Hezbollahut muajin e kaluar.

Tv Klan