Çmimet e naftës së papërpunuar mbetën të qëndrueshme pasi një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi.

Nafta në bursën amerikane arriti në 68. 81 Dollarë dhe ajo në bursën e Londrës arriti në 72.83 Dollarë për fuçi.

Ekspertët kanë bërë të ditur se tregu po vëzhgohet nga afër nëse armëpushimi do të respektohet edhe nëse nafta mbetet brenda intervalit 65-70 Dollarë për fuçi, duke marrë parasysh kushtet e motit gjatë dimrit, një rritje të mundshme të prodhimit të naftës dhe gazit nën administratën e ardhshme të Donald Trump në SHBA.

Nga ana tjetër OPEC+ që përbëhet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia kanë thënë se grupi prodhues po diskuton një vonesë të mëtejshme të rritjes së prodhimit të naftës që do të fillonte në Janarin e vitit të ardhshëm.

OPEC+, i cili mblidhet më 1 Dhjetor për të vendosur politikën kishte planifikuar të frenonte shkurtimet e prodhimit të naftës gradualisht gjatë 2024 dhe 2025.

Klan News