Viti 2024 pritet të jetë më i nxehti në histori, duke kaluar për herë të parë pragun e 1,5°C mbi nivelet paraindustriale, një kufi i vendosur nga Marrëveshja e Parisit e 2015-ës kundër ndryshimet klimatike.
Paralajmërimi vjen nga Observatori Evropian për Ndryshimet Klimatike “Copernicus”, i cili ka konfirmuar se temperatura mesatare globale do të jetë më e lartë se 1,5°C krahasuar me periudhën paraindustriale.
Temperatura mesatare globale për periudhën Janar-Nëntor 2024 është 0,72°C më e lartë se mesatarja e tre dekadave nga 1991-2020-ën, duke shënuar një rritje të ndjeshme me 0.14 gradë krahasuar me vitin 2023. Fenomenet ekstreme të motit janë shfaqur në zona të shumta, përfshirë Amerikën e Veriut, Afrikën e Veriut, dhe Azi.
Ekspertët thonë megjithatë se kapërcimi për të parën herë përbën vetëm një sinjal alarmi, pasi përsëritja për shumë vite në vazhdim e kapërcimit të kësaj mesatareve mund të sjellë pasoja të pakthyeshme për planetin.
Pasojë e rritjes së mesatares së temperaturave globale, sipas ekspertëve janë katastrofat natyrore gjithnjë e më të shpeshta në gjithë globin, ku më e fundit ishte tragjedia e Valencias që shkaktoi mbi 200 viktima vetëm gjatë një nate me mot të keq.
Tv Klan