Ndryshimet klimatike dhe peshkimi i paligjshëm po ndikojnë negativisht edhe në sektorin e peshkimit në Vlorë. Peshkatarët thonë se po reduktohen sasitë e peshkut në rrjetat e tyre.

Peshkatarët pranojnë se iu duhet dyfishi i kohës së peshkimit për të grumbulluar sasinë mesatare të peshkut në rrjetat e tyre, duke paralajmëruar një sezon turistik në krizë për peshk të freskët deti.

Përveç rimbursimit të naftës, sektori i peshkimit kërkon më shumë mbështetje nga qeveria.

Sektori i peshkimit në qytetin bregdetar renditet ende si një nga më të rëndësishmit dhe kontribuesit kryesorë të të ardhurave për shumë familje, por edhe për ekonominë e qytetit bregdetar.

Tv Klan